19:20 / E Martë, 05 Mars 2024 / k.v

Policia me alarme në ‘Dardani’, aty po xhirohet një film

Qytetarët e lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë sonte janë shqetësuar rreth pranisë së madhe të policisë,  autoambulancës dhe mjekëve ligjor në një parking të veturave.

Aty është parë edhe një trup i mbuluar, mirëpo gjithçka është me skenar e regji pasi aty po kryhen disa xhirime.

“Nuk ka rast. Aty po kryhen disa xhirime”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës./IndeksOnline/