16:42 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia me masa shtesë, por pa kushte elementare

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka nënshkruar sot një vendim me anë të të cilit thotë se vendos për “ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik”.

Por, para se të mirrej ky vendim, shteti do të duhej që Policisë së Kosovës t’i siguronte kushte më elementare për punë. Janë të shumta stacionet policore që varen nga një, dy apo tre vetura, që është më tepër së pak.

Poashtu, edhe mjetet ndihmëse të Policisë së Kosovës janë të limituara ndër vite. Numri i radarëve gjithmonë përbën një problem pasi që nuk ka mjaftueshëm.

Më shqetësues është fakti edhe për numrin e limituar të policisë së Kosovës.

Para se t’i prirej kësaj situate, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkpëunim me Qeverinë e Kosovës duhej të merrnin masa për përmirësimin e këtyre kushteve elementare, para se të kërkonin masa shtesë të patrullimeve në situata emergjente si kjo.

Veturat e zyrtarëve më të thjesht qeveritar nuk mungojnë asnjëherë dhe rrallë ndalen, shpeshherë edhe duke u keqpërdorur.

Në anën tjetër, asnjëherë qeveria nuk e ka parë të arsyeshme që t’i paraprijë situatave të ngjashme për të investuar më shumë në Policinë e Kosovës.

Sa herë që rritet numri i viktimave në trafik, Ministrisë së Punëve të Brendshme i bie në mend që të ndërmarrë “masa urgjente”, të cilat janë të pamundura të realizohen për shkak të mungesës së të gjitha që i përmendëm më lartë./Indeksonline/

Temat: