11:04 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / MSH

Policia me plan për mbrojtjen e pyjeve, ndalon një traktor që po transportonte drunj ilegalisht

Policia e stacionit në Shtërpcë, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, pas disa informacioneve që ka siguruar, të martën rreth orës 20:00 në fshatin Firajë të Shtërpcës ka ndaluar një traktor me rimorkio, që po transportonte drunj ilegalisht nga malet e Shtërpcës.

Policia ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Adminstrimin e Parkut Kombëtar ‘’SHARRI’’, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal.

Ndërkaq, traktorin me rimorkio, drunjët dhe dy motorrsharrët janë konfiskuar.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se po bën përpjekje të vazhdueshme, në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve, në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve.