Policia ndalon të gjobis makinën, por ajo ishte skulpturë nga bora
Simon Laprise është një kanadez i cili duket që mendon se dordolecët janë mjaft të zakonshëm.
Pse? Ai vendosi të përdorte bollëkun e dëborës në një qytet kanadez për të krijuar një skultpure makine, e që supozohet të jetë virtualisht një Toyota Supra.
Laprise, i cili meret mjaft shumë me projekte krijuese në kohën e tij të lirë – ndodhi që të gjejë poashtu edhe një fshirëse xhami të shtrirë në tokë, të cilën ai e shtoi në “Supran” e tij si finalizim. Duket që ky detaj mashtroi policinë vendase duke u ndalur për të gjobitur, pasi ata mendonin se ishte një makinë e parkuar në mënyrë të paligjshme.
Policët përfunduan duke lënë një citim: “Ju na ndreqët natën!Hahahahh!” . /IndeksOnline/