20:44 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia ndërhyn me shkopinj gome ndaj protestuesve në Kataloni (Foto)

Në qendër të Barcelonës sot erdhi deri te përleshjet ndërmjet policisë dhe pjesëmarrësve të protestës kundër arrestimit në Gjermani të ish-liderit katalonas Carles Puigdemont.

Policia ka përdorur shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit që janë pro pavarësisë së Katalonisë, në përpjekje për të ndaluar mijëra njerëz që të vijnë deri te zyra e përfaqësuesit të qeverisë spanjolle për Kataloni, ku është paralajmëruar protesta e përkrahësve për një Spanjë të bashkuar.