13:45 / E Martë, 11 Tetor 2022 / A. M.

Policia ndërhyn në një rast dhune në familje, goditen me veturë nga i dyshuari

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, të enjten ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në një lagje të qytetit të Prizrenit.

Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policorë, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre zyrtarëve policorë dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë.

“Me këtë veprim, i dyshuari i lartcekur ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një automjet tjetër. I dyshuari është ndaluar nga njësitet policore dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren . Në konsultim me Prokurorin e shtetit të Dyshuarit është Shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”.

“Tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësorë në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Hetimeve Rajonale Prizren të cilët janë duke i hetuar rrethanat e rastit në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Dëmtim i pronës’’”.