Policia në aksion, i konfiskon 330 medikamente e 199 injeksione në Ranillug

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së enjtes ka kryer një aksion në disa lokacione, në Ranillugë të Kamenicës.
Siç njofton PK-ja, janë kryer bastisje në barnatore, banesa në pronësi të 4 personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar 330 medikamente të ndryshme dhe 199 injeksione.
Me vendim të prokurorit rasti është procedurë të rregullt./IndeksOnline/