09:56 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia në aksion kundër shoferëve që ‘fluturojnë‘ me vetura (Video)

Policia rrugore e Tiranës ka vazhduar gjatë natës kontrollet sistematike për të parandaluar shpejtësine tej normave të lejuara.

Siç njofton Policia e Shtetit, përsëri konstatohen drejtues mjetesh që fluturojnë në rrugë.

“175 Km/h, shpejtesi e frikshme, rrezik i madh per jeten e drejtuesit te mjetit dhe te perdoruesve te tjere te rruges”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Vetëm gjatë 4 orëve janë evidentuar 13 drejtues mjetesh të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit pasi qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 175 km/h, ku limiti i lejuar është 90 km/h.

Policia Rrugore ka bërë thirrje për udhëtime të sigurta, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Temat: