09:55 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Policia në kërkim të Kurtit e Kadaj-Bujupit, por ja ku gjendet Faton Topalli

Dy vetura të Policisë po qëndrojnë para ndërtesës ku banon deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kurti ka refuzuar të shkojë në të gjitha seancat ku është i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës.

Herën e kaluar gjykata ka urdhëruar që ai të sillet me forcë, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Mirëpo, në sallën e gjykatës i vetëm është duke qëndruar deputeti Topalli.