20:29 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia në kërkim të personit të armatosur që kreu plaçkitje në Sibofc të Podujevës

Është konfirmuar plaçkitja me armë e raportuar nga Indeksonline në fshatin Sibofc të komunës së Podujevës.

Rreth orës 19:25, një person i armatosur ka arritur që të përvetësojë një shumë parash nga një punëtor në restorantin ‘Elisa’ të këtij fshati.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku, shuma e parave të përvetësuara nuk dihet ende.

“Më pas me një veturë të dhënat e së cilës nuk dihen, i njëjti është larguar në drejtim të panjohur. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u trajtuar. Nuk raportohet të jetë përdorur arma apo të ketë persona të lënduar”, ka shtuar Çitaku për Indeksonline.

Njësitet e Policisë së Kosovës janë në kërkim të personit të dyshuar në këtë rast./Indeksonline/

Plaçkitje me armë në Sibofc të Podujevës