19:37 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Plaçkitje me armë në Sibofc të Podujevës

Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur pak më parë në fshatin Sibofc të komunës së Podujevës.

Sipas burimeve të Indeksonline plaçkitja është bërë në një lokal të këtij fshati.

Nuk dihet nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar lidhur me këtë plaçkitje. Duhet përkujtuar se muajve të fundit kanë qenë të shumta rastet e plaçkitjeve të armatosura në vend./Indeksonline/