15:30 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Policia në Mitrovicë me aktivitete të veçanta në zbatimin e masave kundër ‘Covid-19’

Në saje të angazhimeve të vazhdueshme policore në zbatim  të  masave  kundër ‘Covid 19’, Drejtoria  Rajonale e Policisë në Mitrovicë – Jug, gjatë fundjavës ka zhvilluar aktivitete vetëdijësuese për  parandalimin dhe përhapjen e pandemisë, njofton Policia e Kosovës.

Andaj, me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit, policia me një përkushtim të  veçantë ka realizuar aktivitete për qytetarët. Gjatë realizimit të aktiviteteve, nëpër rrugë dhe sheshe, qytetarëve u janë shpërndarë maska, ndërsa  përmes promovimit të masazheve me porosi dhe përmbajtje domethënëse qytetarëve u është prezantuar rëndësia  e respektimit të masave kundër ‘Covid-19’.

Aktiviteti i zhvilluar u është dedikuar të gjithë qytetarëve, ku përmes porosive me thënie përmbajtjesore për durim, vetëpërmbajtje, disiplinë e respektim të masave, u synua që te secili qytetarë të përçojë seriozitetin dhe rendësinë e respektimit të masave  si për individin, familjen ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi.

“Me këtë  edhe një herë dëshmuam përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë, në realizimin dhe përmbushjen e misionit  në shërbim dhe  mbrojtje të  qytetarëve.  Policia, apelon  tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi”, thuhet në komunikatë.