18:13 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia në Prishtinë shpëton vajzën nga vetëvrasja

Një polic hetues nga Stacioni “Qendra” në Prishtinë i ka shpëtuar jetën një femre e cila kishte prerë venat dhe po tentonte të hidhej nga kati i nëntë i një ndërtese në kryeqytet.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se 22-vjeçarja kishte dalë në ballkon ku kishte kaluar rrethojat dhe në momentin kur ka tentuar të hidhet është shpëtuar nga hetuesi policor.

Rasti ka ndodhur sot gjatë ditës ndërsa viktima (identiteti i njohur për redaksinë) me lëndime trupore është dërguar në Emergjencë ku edhe po vazhdon të kurohet.

Lëndimet e theksuara i ka në dorën e djathtë por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Aktin e vetëvrasjes 22-vjeçarja ka tentuar ta kryej nga ndërtesa ku edhe banon prej kohësh.

Policia po merret më këtë rast dhe po sqaron rrethanat që kanë quar vajzën të ndërmarr këtë veprim. Gjesti i policit hero është përshëndetur nga banorët e ndërtesës dhe qytetarëve tjerë që ishin prezent në vendin e ngjarjes.

Kjo dëshmon që Policia është në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës dhe për këto veprime disa herë ka marrë notat maksimale si nga  institucionet e huaja ashtu edhe vendore./Indeksonline/