21:35 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia në ShBA: Tri bombat që shpërthyen, të lidhura me njëra-tjetrën (Video)

Tri bomba që shpërthyen 10 ditët e fundit në Austin të Teksasit në ShBA kanë lënë të vdekur dy persona.

Autoritetet policore kanë bërë me dije se këto bomba kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën, transmeton Indeksonline.

“Këto janë pajisje shumë të forta”, kanë thënë policia.

Në bazë të pamjeve, mund të shihni vendet ku kanë ndodhur shpërthimet, të cilat kanë rezultuar të kenë qenë të njëjta./Indeksonline/