17:30 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia në terren/ Kontrollon autoshkollat dhe taxitë për respektim të masave ndaj COVID19

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme është parë duke i kontrolluar veturat a po i respektojnë masat e vëna nga Qeveria e Kosovës ndaj COVID19, veçënarisht autshkollat dhe taxitë.

IndeksOnline mëson nga burimet e saj se Policia po i kontrollon autoshkollat dhe taksitë, nëse pasagjerët janë duke bartur maskë, nëse janë më shumë se dy persona në veturë.

Aksioni është duke u zhvilluar në rrugën “Enver Zymberi”.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ashpërsim të masavë duke vënë në aksion Policinë dhe Inspekcionin duke pasur aksione të mëdha./IndeksOnline/