Policia në Veri: Dalin provat e para për vrasjen e Ivanoviqit
Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës kanë bërë të ditur se kanë arritur të gjejnë disa prova që do të shfrytëzohen lidhur me hetimet për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq, transmeton Indeksonline.
Është pikërisht shefi rajonal i Policisë në veri, Zeljko Bojiq i cili ka thënë se provat do të shfrytëzohen në rrjedhën e mëtejshme të hetimit dhe se vetura ‘Opel Astra’, është gjetur e djegur dhe ishte pa tabela të regjistrimit./Indeksonline/