75 Mall Live Search
21:07 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia: Në Vranidoll ndodhën dy aksidente me të lënduar – ja detajet (Video/Foto)

Në fshatin Vranidoll, në magjistralen Prishtinë-Podujevë kanë ndodhur dy aksidente.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Indeksonline se nga aksidenti i parë kanë mbetur të lënduar dy persona, kurse një person është lënduar në aksidentin e dytë.

Në të dyja aksidentet janë përfshirë nga dy vetura.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasoj e aksidentit lëndime kanë pësuar dy persona. Derisa njësitet policore po merreshin me aksidentin e parë në një distancë jo shumë të largët ka ndodhur një aksident tjetër ku po ashtu janë të përfshira dy automjete. Në aksidentin e dytë të ndodhur në fshatin Vranidoll është lënduar një person. Njësiti i trafikut rrugor po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.