75 Mall Live Search
11:34 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Policia nis kërkimet për kriminelin, merr ftesa publike nga vajzat: Hajde fshihu tek unë

Një kriminel që është shpallur në kërkim nga policia e Victorias në Australi, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale për shkak të pamjes së tij. Jess Mabilia, 28 vjeç, është në kërkim për shkelje të urdhrave të gjykatës.

Policia ka bërë apel në publik për të bërë të mundur lokalizimin e Mabiliasit, i cili është 185 cm i gjatë, me trup mesatar, sy ngjyrë blu dhe flokë të zeza. Ai njihet për frekuentimin e zonave në Mornington Peninsula, Frankston, Bass Coast dhe Geelong në  Victoria.

Ndërkohë hetuesit kanë publikuar një imazh të Mabilias me shpresën se mund të sigurojnë informacion rreth tij. Menjëherë filluan reagimet në rrjet, ku një prej vajzave i bënte ofertë që “të fshihej në shtëpinë e saj”.

Një tjetër thoshte se shpresonte ta gjente në Tinder para se ta gjenin autoritetet. Ndërsa një tjetër e krahasoi Mabiliasin me këngëtarin e famshëm John Meyer.