17:58 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Policia: Një person u lëndua në aksidentin në hyje të Lipjanit

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që publikoi IndeksOnline, për një aksident  në hyrje të qytetit të Lipjanit, si pasojë e motit të ligë dhe mos përshtatjes me kushtet atmosferike.

“Sot në ora 18:00, kemi pranuar informatën se në hyrje të Lipjanit, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar 1 person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.