08:43 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Policia ofron 5 milionë lekë kush jep informata për personin që vrau ish-gruan dhe vëllaun e saj

Policia e Lezhës njofton se vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes, por deri mëngjesin e sotëm nuk është gjetur.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë thekson se ka vendosur në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

“Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt” njofton policia.