09:36 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia: Për 24 orë, 44 aksidente trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës raportohet të kenë ndodhur 44 aksidente trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 15 prej aksidenteve kanë përfunduar me lëndime të natyrave të ndryshme.

Ndërkaq 29 aksidente tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Sipas këtij raporti, njësitet e policisë së trafikut gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë shqiptuar 859 tiketa trafiku për vozitësit që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor. /Indeksonline/