15:18 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / k.v

Policia pranon urdhërarrestin për deputetët e VV-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Urdhërarresti për deputetët është lëshuar mesditën e sotme ndërsa burimet e Indeksonline kanë njoftuar se tani janë informuar të gjitha njësitet dhe stacionet policore për kapjen e tyre.

Mëngjesin e sotëm deputetët morën pjesë në seancën, por nuk dihet nëse të njëjtin veprim do ta ndjekin edhe nesër kur është caktuar seanca e radhës./Indeksonline/