14:01 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Policia: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë incident

Policia e Kosovës ka njoftuar se procesi i sotëm zgjedhor në aspektin e sigurisë është duke kaluar qetë dhe pa ndonjë incident.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar sipas planit operativ.

“Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar sipas planit operacional më qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, që t’u ofrohet siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës që në mënyrë të qetë dhe sigurt të ushtrojnë të drejtën e votës së lirë”, ka theksuar Kelani. /Indeksonline/