17:32 / E Premte, 15 Shtator 2023 / MSH

Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të dyshuarit për vrasjen që tronditi Podujevën, më 11 shtator.

Me publikimin e fotografisë, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur të dyshuarin.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar.

I dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″ thuhet në njoftimin e policisë.

May be an image of 1 person
No photo description available.
May be a black-and-white image