21:57 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Policia rrugëve të Prishtinës/ Ndalon personat që nuk po bartin maskë

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës edhe sonte janë parë rrugëve të Prishtinës duke mbikëqyrë sa po i respektojnë qytetarët masat e Qeverisë.

Në disa fotografi, shihet se policët kanë ndaluar qytetarët që kanë qenë duke lëvizur pa maskë.

Ndryshe, sonte pas orës 21:00 është parë një qarkullim i madh i qytetarëve në kryeqytet.

Edhe njëherë sonte, Qeveria e Kosovës ka marrë prapë vendim që bartja e maskës të vazhdoj të jetë obligative për qytetarët e Kosovës.

“3.      Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe obligohen institucionet punëdhënëse të krijojnë kushte që në mjedise pune kjo distancë të aplikohet”, thuhet në vendim./IndeksOnline/