75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / MSH1

Policia sekuestron mbi 170 gramë marihuanë në Viti, dy të dyshuar arratisen

Pasditen e djeshme në Viti, policia ka sekuestruar sasi narkotikësh, që dyshohet të jenë poseduar nga dy persona.

Bëhet fjalë për 172.9 gramë marihuanë, që u sekuestruan në një vend ku po qëndronin dy persona të dyshuar që, porsa panë policinë, ikën në drejtim të panjohur, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar po ashtu një peshore elektrike, një telefon celular, një veturë dhe një skuter.

“Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore” deklaron policia.

Rasti u iniciua si “Posedim ilegal i narkotikëve”./IndeksOnline/