16:27 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

Policia sekuestron një armë zjarri në një veturë të tipit “Porsche”

Policia e Kosovës në një kontrolle rutinë që i ka bërë një veture të tipit Porshe, ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe disa fishekë.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, sot rreth orës 11:00, kanë ndaluar një veturë të tipit Porsche, në rrugën “Bill Klinton”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:  -një (1) revole të tipit TT , si dhe

-8 fishekë.

“I dyshuari A.O, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet tutje në njoftim.