14:16 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / A. M.

Policia shoqëron edhe reperin e njohur shqiptar: Nuk kam gjuajt as me gur!

Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e protestuesve që shqyen dyert e selisë së PD-së dhe u futën brenda me dhunë duke thyer gjithçka që u doli përpara.

Mes tyre ka qenë edhe reperi Stresi, i cili përmes një video në Instagram ka treguar se ndodhet në fugonin e forcave blu.

“Nëse kam gjujt një gurë keni drejt me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bo gjo?? I bëj thirrje mediave”, ka shkruar Stresi.