07:55 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Policia shqiptare në kërkim të 46 kuksianëve

Organet e drejtësisë në Shqipëri kanë shpallur në kërkim 46 persona të Qarkut të Kukësit.

Organet e drejtësisë në Shqipëri kanë shpallur në kërkim 46 persona të Qarkut të Kukësit.

Limit.al raporton se 46 emra janë në listë të Policisë shqiptare, që në mëngjesin e sotëm kanë ekzekutuar 23 urdhërarrestime për pjesëmarrësit në protestën e dhunshme në Tunelin e Kalimashit.

Pra, sipas kësaj liste janë edhe 23 të tjerë që mund të ndalohen gjatë orëve në vazhdim deri në ditën e nesërme.

Materialet për të ndaluarit u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit, për veprat penale “shkatërrimi i pronës”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150,151 e 236/2 të Kodit Penal.

Protesta e kuksianëve erdhi pas taksës prej 10 eurove të vendosur në Rrugën e Kombit.