15:33 / E Enjte, 20 Janar 2022 / OSH

Policia s’ndalet, dënon me 150 euro shoferin që voziti 172 km/h

Policia e Kosovës, po vazzhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, një shofer është gjobitur me 150 euro pasi voziti në 172 km/h në zonën 130 km/h, shkruan IndeksOnline.

Përveq kësaj, i njëjti u dënua edhe me 2 pikë negative./IndeksOnline/