13:39 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018

Policia speciale kroate niset drejt kufirit, pas përplasjes me emigrantët

Mediat kroate raportojnë se konvoja të policisë speciale kroate janë nisur drejt kufirit me Bosnjën e Hercegovinën.

Urdhëri është dhënë pasi qindra emigrantë janë përleshur me policinë sot dhe kanë arritur të kalojnë në pjesën e kufirit kroat.

Konvoja të policisë speciale kroate janë parë në autostradën në Karlovac ku për pak minuta pritet të jenë në pjesën e kufirit me Bosnjën dhe do të tentojnë rikthimin prapa të emigrantëve./Indeksonline/

Temat: