16:22 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia sqaron rastin e zjarrit në njërën prej ndërtesave të Prishtinës

Kati i fundit i ndërtesës në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë është kapluar nga zjarri. Zjarrëfiksat dhe ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes, të cilët po mundëhohen të normalizojnë situatën.

Zyrtari policor në vend, ka folur për media duke treguar gjjthë rastin, transmeton Indeksonline.

Ai ka treguar se në përgjithësi gjendja është në rregull. “Gjendja është e mirë, për të gjitha të tjerat do të vazhdojnë në vijim hetimet, vonesa në reaim edhe të ambulancës edhe zjarrëfikësat kanë qenë për shkak se qytetarët kanë parkuar veturat e tyre në rrugë dhe nuk ka pasur qarkullim të shpejtë”, ka thënë polici në vendin e ngjarjes./Indeksonline/