23:22 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / S Z

Policia thotë se tre viktima deri tani janë konfirmuar pas të shtënave në Universitetin e Nevadës

Tre persona të paktën kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri në kampusin e Universitetit të Nevadës, Las Vegas.

Sherifi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, Kevin McMahill, tha në një postim në rrjetet sociale se numri i të lënduarve nuk dihet ende dhe se numri i viktimave mund të ndryshojë.

“Nuk ka më kërcënim për komunitetin. I dyshuari ka vdekur. Tani për tani, ne e dimë se ka 3 viktima, por nuk dihet shkalla e të lënduarve. Ky numër mund të ndryshojë. Ne do t’ju përditësojmë kur të dimë më shumë,” tha McMahill.

Departamenti i policisë ka vendosur edhe një numër telefoni që të thrrasin personat që janë prekur nga të shtënat, shkruan CNN.