14:15 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia tregon se a ka të lënduar e të arrestuar nga të shtënat në Arbëri

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në lagjen Arbëria në Prishtinë, njofton Indeksonline.

Nga këto të shtëna fatmirësisht nuk ka të lënduar, derisa personat që kanë shtënë janë ende nuk janë identifikuar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Indeksonline se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Ajo po ashtu ka thënë se rruga “Zagrebi” për momentin është e bllokuar për qarkullim.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht rruga në fjalë është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka bërë të ditur Ahmeti. /Indeksonline/