14:27 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia tregon se çfarë ndodhi në Obiliq

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastësh në Obiliq.

Dy persona janë arrestuar, derisa nuk ka të plagosur nga të shtënat.

Rastin për Indeksonline  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se në vend ngjarje është gjetur armë e gjatë A4-47.

 “Sot rreth orës 12:40 Policia ka pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri afër një marketi në Obiliq. Menjëherë njësitë policore të stacionit policor Obiliq, kanë dal në vendin e ngjarjes me qe rast kanë lokalizuar dy të dyshuar të cilët janë arrestuar dhe janë sjell në Stacion Policor për procedura të tjera.

 Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e gjatë AK-47,e cila dyshohet se është përdorur. Deri në këto qaste nuk kemi të raportuar ndonjë person të lënduar”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/