10:15 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia tregon se sa persona nga Siria arrestoi dje në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, të kthyer nga Siria në Kosovë. Këtë e konfirmoi shefi i PK-së, Rashit Qalaj.

Në një konferencë për media, ai përmendi se ata ishin pjesë e luftërave dhe sipas ligjeve të shtetit tonë të njëjtit duhet t’i nënshtrohen procesit të drejtësisë.

“Procesi i kthimit nga zona e konfliktit ka shkuar falë një bashkëpunimi në mes të institucioneve të vendit. Policia me urdhër të Prokurori ka arrestuar 4 luftëtarët e kthyer”, është deklaruar ai. /Indeksonline/