18:21 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia vazhdon implementimin e planit operativ për kontrollin e transportit rrugor

Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës me njësitë e saj ka filluar së implementuari Planin Operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt/ndaluar.

“Qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave  preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilit nuk posedojnë dokumentet e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 33 fletëparaqitje për kundërvajtje, është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike (1 kombi dhe 1 veturë).

 “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin e trafikut dhe zbatimin e ligjit për transportin rrugor”, përfundohet në njoftimin e PK-së./Indeksonline/