21:54 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia vazhdon operacionin për t’i konfiskuar motoçikletat e paregjistruara

Policia e Kosovës po vazhdon me operacionin për t’i konfiskuar motoçikletat e paregjistruara.

Po vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës në Prishtinë, që të konfiskohen motoçikletat të cilat kanë dalë në qarkullim të pa paregjistruara, shkruan Indeksonline.

Në pamjet e mëposhtme, shihet më mirë ky operacion i policisë, i cili kishte filluar mëherët.

Këta motoçiklistë po bëjnë kundërvajtje në trafik, e madje edhe po shqetësohen qytetarët nga vozitja e shpejtë./Indeksonline/