14:27 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / B O

Policia vret gabimisht heroin, që sapo kishte qëlluar ndaj vrasësit të një polici

Policia qëlloi gabimisht për vdekje një civil të armatosur vetëm pak çaste pasi ai kishte rrëzuar në tokë vrasësin e një efektivi policie.

John Hurley ishte duke bërë pazar afër vendngjarjes kur dëgjoi të shtënat dhe u turr në vendin e ngjarjes me pistoletën e tij të fshehur. Ai gjuajti me armë ndaj Ronald Troyke, 59 vjeç, i cili i zuri pritë oficerit Gordon Beesley në Arvada, Colorado.

Një menaxher në një biznes pranë tha se para se të qëllonte, Hurley iu bëri thirrje kalimtarëve të fshiheshin.

Policia e quajti Hurleyn një hero por nuk ka konfirmuar ende se kush e qëlloi atë, megjithatë burime pranë hetimit thanë se plumbi fatal erdhi nga policët.