07:17 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Policia vret një të dyshuar për sulmin me automatik në Las Vegas

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ka ndodhur në një koncert në Las Vegas, transmeton AktivPress.

Një person ka shtënë me automatik gjatë festivalit në Mandalay Bay Hotel, raporton bbc.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:30 në kohën lokale.

Qindra persona kanë filmuar live të shtënat me automatik dhe i kanë publikuar në rrjete sociale.

Policia ka dekaruar se një person i dyshuar për sulmin është qëlluar për vdekje.

Po raportohet se është shënuar edhe një incident tjetër në Las Vegas./AktivPress