75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 07 Korrik 2026 / A

Policia: Xhafer Raçi, ende në kërkim!

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur.

Personi i raportuar si i humbur është Xhafer Raçi, i lindur më 18.02.1948, i cili me datë 02.07.2026 rreth orës 08:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi.

Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 apo në adresën elektronike info@kosovopolice.com

May be an image of text that says 'PERSON I HUMBUR XHAFER RAÇI PERSONI KA PASUR TE VESHUR NJE PARE TRENERKA TE ZEZA, MAIC TE HIRIT EDHE SANDALE, NJE KAPEL E KA PAS TE VENDOSUR -FLOKET KA TE BARDHA Nat 号'