75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia zvicerane arreston gjashtë serbë e shqiptarë me 15 kg drogë

Një rrjet i madh i trafikut nderkombëtar të drogës është ç’montuar sot në Zvicër nga një akcion i policisë në Gjenevë dhe St.Gallen, që ka kapur 15 kg drogë, duke arrestuar gjashtë persona,  pas një hetimi të gjatë.

Heroina është e importuar nga Shqipëria. Në mesin e të arrestuarve janë dy serbë dhe katër shqiptarë, ka mësuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, në Zvicër, duke ju referuar burimeve të policise kantonale.

Gjashtë persona, mes të cilëve 4 shqiptarë janë vënë në pranga në Zvicër, pasi u kapën me një sasi prej 15 kg heroine.

“Presheva Jonë” raportojnë se lënda narkotike kishte mbërritur direkt nga Shqipëria në mesin e muajit shkurt. Operacioni u zhvillua nga policia në Gallen, Cyrih, Schëyz dhe Gjenevë, ndërsa vlera e lëndës narkotike i tejkalon 1 milion franga.

Drogat dhe paratë e gatshme. Importuar nga Shqipëria

“Droga arriti në rajonin e Linthgebiet direkt nga Shqipëria”, thotë policia. Në pranga gjithashtu u vunë edhe dy vëllezër nga Serbia të cilët shpërndanin drogën. Nga rajoni Linthgebiet, droga shpërndahej tek tregtarët me shumicë në të gjithë Zvicrën. Gjithashtu u sekuestruan edhe sasi para kesh, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Arrestimi i kësaj bande trafikantësh e përbrë nga serbë e shqiptarë dëshmon se marrëdhëniet serbo-shqiptare janë të mira në krimin e organizuar, të cilët veprojnë bashkarisht sidomos në Evropë. Pas një hetimi të gjatë policia nisi me arrestimin e  një 43 vjeçari dhe vëllait të tij 35 vjeçar, tha të martën policia kantonale St. Gallenit.

Agjencia  e lajmeve ka mësuar nga policia se gjatë kërkimeve të mëvonshme të shtëpive në kantonet e St.Gallenit, Cyrihut dhe Schwyz, u konfiskuan 13 kg heroinë dhe disa mijëra franga me para të gatshme.

Droga u importua nga Shqipëria në Luginën e Linthit, që ndodhet midis Liqenit të Cyrihut dhe Walensës (SG / GL). Prej andej, heroina iu dorëzua disa tregtarëve të shumtë në pjesën tjetër të vendit.