10:48 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / k.v

Policit i shqiptohet masa e paraburgimit prej një muaji

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve F.Sh., dhe D.K., në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Indeksonline.

Me datë 8 qershor 2018, Policia e Kosovës duke zbatuar urdhëresën e përgjimeve dhe urdhëresën e simulimit, kanë arrestuar të pandehurit F.Sh., (zyrtar policor) shqiptar nga Komuna e Gjilanit dhe të pandehurën D.K., nga Republika e Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 paragrafi 4, e 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në këtë rast i pandehuri F.Sh., ka qenë pronar i një qendre masazhi, ndërsa e pandehura D.K., e punësuar në këtë qendër. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Indeksonline/