09:56 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Politikanes nga Maqedonia, që urren shqiptarët, nuk i pëlqeu vendimi i fundit i Gjykatës

Ish ministrja e policisë në Maqedoni, Gordana Jankullovska, është ankuar se në ditët e fundit të shtatzanisë, para lindjes, gjykata po shfryhet mbi të, duke i caktuar 8 seanca gjyqësore për rastin “Tanku”.

Ajo ka thënë se derisa ka qenë në spital duke marrë terapi, avokati e ka lajmëruar që gjykatësja Kacarska ka urdhëruar ekspertizë për të parë nëse vërtetë është në atë gjendje.

“Qeveria po vepron në mbrojtjen e gruas dhe familjes, erdhi jetë në Maqedoni” – ka shkruar Jankullovska.

Ndryshe, ish-ministrja cilësohet si njëra prej politikaneve  që kishte shfaqur urretje të madhe ndaj shqiptarëve. Kryeminstri, Zoran Zaev, kishte publikuar dëshmi që, sipas tij, shpalosin shkeljet e rënda që ka bërë Qeveria e Nikolla Gruevskit gjatë proceseve të kaluara zgjedhore, transmeton Indeksonline

“Nga materialet e përgjuara do të dëgjoni për krimin me votuesit e rremë, ku marrin pjesë kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska. Do të dëgjoni se si Jankullovska e pranon se, në disa shtëpi prej 40 metra katrorësh janë vendosur nga 50 persona prej Pustecit të Shqipërisë, të cilëve policia u ka dhënë karta identiteti, sipas marrëveshjes me kryeministrin Gruevski për të votuar për VMRO-DPMNE-në”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Në njërën nga bisedat e publikuara, ministrja e Brendshme Jankullovska i pohon ministrit Janakievski se gjatë fushatës zgjedhore, ngjashëm me VMRO-DPMNE-në vepron edhe partneri shqiptar i koalicionit BDI.

Në një bisedë tjetër, duke folur për zgjedhjet lokale në Kumanovë, kryeshefja e policisë maqedonase, Gordana Jankullovska, thotë se shqiptarët në këtë komunë duhen kapur prej fyti dhe nuk duhen lejuar të dalin në votime.