20:35 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Politikanët gati “ia zunë frymën njëri-tjetrit”, vetëm “për t’i rënë në sy” presidentin rus (Video)

Në asamblenë e Bashkimit Ndërparlamentar, i cili u mbajt në Shën Petersburg, deputetët vetëm se nuk i “zunë frymën njëri-tjetrit” duke u munduar që në çdo mënyrë t’i afroheshin Presidentit rus Vladimir Putin.

I gjithë ky kaos, rreth 10 minutash, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte ndodhur vetëm e vetëm që të bënin një fotografi me të.

Madje, siç thuhet më tej, edhe sigurimi i Vladimir Putinit e kishte të vështirë të përballej me këtë situatë.

Gjithashtu, thuhet se disa nga delegatët, për të tërhequr vëmendjen e presidentit rus, godisnin karriget. /Telegrafi/