23:49 / E Premte, 28 Shkurt 2020

Politikanët kosovarë më të ndjekur në rrjetet sociale, prinë Behgjet Pacolli

Politikanët kosovarë në vitet e fundit janë tejet aktivë në rrjetet sociale. Ata po përdorin këto platforma që të komunikojnë më lehtë me popullin.

Sipas një hulumtimi të ‘Kerollit”, politikani më i ndjekur në rrjetet sociale është kryetari  i AKR-së, Behgjet Pacolli, transmeton indeksonline.

Image may contain: 5 people

Ai ka 509 mijë pëlqime në Facebook, 60 mijë ndjekës në Instagram dhe 10 mijë në Twitter.

Pas tij vjen presidenti i Hashim Thaçi i cili ka 336 mijë pëlqime në Facebook, 46 mijë ndjekës në Instagram dhe 71 mijë ndjekës në Twitter.

Image result for hashim thaci indeksonline

Kurse i treti është kryeministri Albin Kurti. Ai ka 234 mijë pëlqime në Facebook, 88 mijë ndjekës në Instagram dhe 15 mijë ndjekës në Twitter./Indeksonline/

Image result for albin kurti indeksonline