14:55 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Politikani britanik mbulohet nga pija e ftohtë me qumësht!

‘Milshake’ është hedhur sot mbi Nigel Farage, i njohur ndryshe si politikan në Britaninë e Madhe.

Pije e ftohtë me qumësht e njohur si ‘Milkshake’ u hodh mbi Farage  pasi i njëjti u akuzua për keqpërdorim të fondeve lidhur me financimin e partisë.

Gjatë një fjalimi në Glosgow, Gordon Brown sulmoi Farage-n për marrjen e 450.000 paund nga Lëvizja e Aron Banks teksa ishte anëtar i Parlamentit Evropian.

Ndërsa sot Farage ishte duke vizituar veri-lindjen si pjesë e një turneu të ndaluar nga Britania e Madhe për kandidatët e partisë ‘Brexit’ që qëndronin në zgjedhjet evropiane.

Ndryshe policia arrestoi një person i cili dyshohet se hodhi pijen drejt Farage-s./Indeksonline/