22:32 / E Martë, 19 Maj 2020

Politikat shendetsore apo Shendetesia politike!

Shkruan: Valenton Amerllahu

Shëndetësia primare dhe mbrojtja e shëndetit publik janë vetëm dy nga disa degët e përcaktuara me ligj e ku shërbimet e tyre  duhet të sigurohen nga niveli komunal.

Në realizimin e kësaj përgjegjësie, komunat duhet të kujdesen dhe angazhohen për plane konkrete veprimi dhe politika të qarta, për avancimin e mëtejmë të shërbimeve primare shëndetësore.

Por si qendron situata ne teren. Derisa për Prishtinen dy vitet e fundit flitet se ka ngritje të cilesisë së shërbimeve, vetëm pak kilometra më tutje, në Komunen e Lipjanit, përkunder publicitetit politik të nivelit lokal, gjërat në teren duken krejtesisht ndryshe.

Konkretisht në fshatin Shalë, ku sipas informacionit zyrtarë Ambulanca e fshatit ofron sherbime në dy ndërrime, 12 orë, por duhet të urosh që të mos kesh punë aty pasiqë, jo që nuk ka doktor/specialist 12 orë, por aty nuk ofrohen as shërbimet më esenciale gjatë dites, ndërsa në ora 17 dyert  janë të mbyllura.

Kjo ndodh në një Qendër Mjeksore në të cilen gravitojne nje serë fshatrash me rreth 8 mije banorë. Une po them rreth 8 mijë, por kryetari Ahmeti e di sakt numrin, pasiqë ai kalkulon çdo numer dhe i sheh si kundervlerë në vota. Ndoshta, “problemi” është se partia që ai përfaqeson nuk ka shumicen e votave të këtyre banoreve, derisa pjesa tjetër për hater të orientimit politik edhe e mirkuptojnë, dhe sakrifikojnë duke kërkuar shërbime në ndonjë Qender tjetër të Mjekesisë. Por, kur jemi tek kjo pikë, duhet të jesh me fat që të ofrojnë shërbime në Qendrat e Mjekesisë Familjare, jashtë teritorit administrativ komunal, pasiqë nuk mjafton të shkosh me urgjence që të kursehesh nga “referimi formal i rregullores” se ata nuk mund të pranojnë raste nga fshatrat që nuk janë nën administrim të komunes së tyre.

Kjo nuk është një storje e imagjinuar por ndodhi sot, dyert e mbyllura në ambulancen e fshatit Shalë, dhe refuzimi formal në ambulancen e Komoranit. Derisa për të paren, duhet të japin pergjigje autoritetet komunale të Lipjanit, çeshtja e dytë duhet të ngritet në nivel Qendror, pasiqë në asnjë rrethane askush dhe askund si rast urgjent nuk guxon të refuzohet me arsyen “formalo-banale” se nuk është banore i kësaj apo asaj komune.