Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil
Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, si pjesë e strategjisë për të kufizuar migrimin ilegal teksa rriten tensionet me Bjellorusinë.
Varshava e akuzon Minskun që po dërgon qëllimisht migrantët në pikën kufitare.
“Njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të jetë që përkohësisht të pezullohet e drejta për azil”, ka thënë kryeministri polak, Donald Tusk më 12 tetor.
“Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, ka thënë ai para grupimit të tij, Koalicioni Civil, anëtari më i madh në koalicionin qeverisës të Polonisë.
Tusk ka thënë se e drejta për azil është duke u shfrytëzuar nga lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kontrabandistët e njerëzve, duke vepruar kundër të drejtës që parasheh azili.