13:50 / E Premte, 15 Tetor 2021 / B O

Polonia me mur milionësh ndaj Bjellorusisë

Polonia thuhet se do të investojë mbi 350 milionë dollarë për të ndërtuar një mur kufizues me Bjellorusinë.
Siç raporton Euronews, përcjellë IndeksOnline, muri do të ndërtohet për të parandaluar kalimet ilegale të migranteve nga Bjellorusia.

Propozimi për ndërtimin e murit kufitar është paraqitur si draft në takimin e Senatit, ndërsa pritet të shqyrtohet dhe votohet në tentativen e dytë.

Gjatë ditës së mërkurë, qeveria polake bëri të ditur se numri i migrantëve illegal po rritet çdo ditë më shumë, të cilët po e shfrytëzojnë Poloninë si territor lidhës, për të dalur në Gjermani.

Shteti polak ka kohë që nuk është mikpritës ndaj migrantëve, sidomos atyre bjellorusë, të cilëve shpeshherë u janë refuzuar kërkesat për azil.

Një situatë pothuajse e ngjashme është edhe ajo në kufirin ShBA-Meksikë. Shtetet e Bashkuara, që nga viti 1838, Meksikës i ka vënë barrierë nëpër kufinj me mur për ndalimin e imigrimeve ilegale./Indeksonline/